Tiranë,4 aksione në 12 orë,kapen
30 kg drogë,ja të arrestuarit

Tiranë,4 aksione në 12 orë,kapen<br />30 kg drogë,ja të arrestuarit<br>
Policia e Shtetit ka kryer 4 aksione në Tiranë, gjatë 12 orëve të fundit, ku ka goditur disa grupe kriminale, të cilët kryenin aktivitete të ndryshme, kryesisht shpërndarje droge dhe vjedhje automjetesh. Detajet e operacioneve janë zbardhur nga Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:

- Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;

- Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.

Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa, 33 vjeç. Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacionit të koduar "Kamionçina", u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë:

- Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);

- Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );

si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë

Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:

- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar