Altin Isaraj, vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, ka thyer masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, dhe ka qëlluar me armë në ajër nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe sinjalizimi u dha nga qytetarët se në rrugën e Rezervave të Shtetit është qëlluar me armë.
Duhej të ishte në shtëpi pasi ndodhej në arrest, por jo vetëm që ka thyer masën e sigurisë duke dalë nga banesa, por ka shkelur edhe më tej ligjin duke qëlluar në ajër me armë zjarri të cilën e dispononte pa lejen e autoriteteve.
Shërbimet e policia ndaluan automjetin dhe arrestuan shoferin Altin Isaraj 48 vjeç, i cili ishte me masë sigurie arrest me burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në makinë bashkë me të ishin ehe dy vëllezër pasagjerë, R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç.
Në momentin e kontrollit policia gjeti pistoletën me dy krehëra dhe 21 fishekë, e cila i përkiste Altin Isarajt Në ngarkim të 48-vjeçarit shtohet edhe vepra penale e “Largimit te të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
Arrestimi për drogë i të vëllait, ishte pikërisht arsyeja që Arben Isaraj hoqi dorë nga drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor më 22 tetor të vitit 2018.
"Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor", shkruante Isaraj në letrën e dorëheqjes.

Komente













O altin e turperove benin dhe vloren mjafte.
PërgjigjuDy vellezer dhe asgje te perbashket me njeri tjetrin. Mire thote berti meposhte. Mblidh veten o Altin dhe lere te qete vellain se ja nxive jeten.
PërgjigjuMblidh veten o Altin, boll se po shkon 50 vjec.
Përgjigju