Tiranë-Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi i ofroi ryfshet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Report tv raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet A.GJ., 47 vjeç, banues në Kamëz. 47-vjeçari u vendos në pranga në rrugën “Lord Bajron”, aty ku i ofroi punonjësit të Policisë Rrugore një kartmonedhë 5000 lekëshe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të personit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.