TIRANË - Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë me 811 gramë kokainë në çantën që kishte me vete.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se Ferdinand Balla u arrestua në një lokal në zonën e Freskut.
51-vjeçari dyshohet se do të furnizonte edhe persona të tjerë me lëndën narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”.
Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe u vu në pranga poseduesi i saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente












Ska pagu leket ky cdo muaj si tjeret prandaj e kane arrestu, Se ne tirane shitet qindra kile ne muaj, E keni bllokun dhe cdo lokal nate cdo cep full e cdo lagje Pse nuk arrestohen?! Lojra fati e droge ka ne cdo cep pallati Dhe cdo taksist shet droge e shet femra.. Thjesht paguajne cdo muaj, dhe sa per info kalojne taxi lux e blue taxi etj... dhe me te kuqe kalojne dhe nuk gjobitet njeri as nuk arrestohet! Nga porti durres e lezhe e vlore dhe dogana tjera Keni degjuar gje kto 3-4 vite eshte kapur ndonje ton droge..?! Jo ! Sepse paguajne cdo muaj taksat qe te helmojne kte popull, mjfton vota te jete ok dhe mos ti prishet kenaqsia dogaxhinjve te ri e te vjeter Meqe kane te drejte vote! Kjo eshte politika e zgjuar e ktyre, te helmojme popullin dhe ti mbajme Dru te pire se ne rregull jemi. Ato qe kundershtojne jane pakice dhe sna perben problem mendojne Keshtu qe jemi ne rregull me llogarite.. Respekt per kte popull pa gjak pa histori, vetem ne kenge i shkruajne trimerite, se ne fakt eshte populli me plere dhe pa karakter, njerez qe shesin motren e vellaun per interes personal e per parti e ekonomi !
Përgjigju