Ishte kthyer nga Greqia të jetonte në Tiranë/ 53-vjeçari vdiq në kantierin e ndërtimit, i vëllai për Report Tv: Duam drejtësi, jo lekët e funeralit

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahut që gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 7 i një pallati në ndërtim në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

I vëllai Leonard Fejzullahu tha për gazetaren e Report Tv Xhoana Çallaku se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona.

Pyetje: Si e mësuat ngjarjen?

Leonard Fejzullahu: Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait. Vëllai e kishte pasur telefonin në xhep, i kishin hapur telefonin dhe më kanë marrë mua. E kanë parë numrin tim pasi  i kisha rënë më herët në celular. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte te ajo firma.

Pyetje: Ju thatë se ju thirrën dhe te morgu?

Leonard Fejzullahu: Më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. I thashë a të vij te spitali? Jo më tha më prit në shtëpi. Erdhi më mori këtu, pastaj rrugën më tha se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.

Pyetje: A ishte i siguruar në punë vëllai juaj?

Leonard Fejzullahu: Këta thonë se gjoja ka qenë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë.

Pyetje: Çfarë kërkese keni?

Leonard Fejzullahu: Ne kërkojmë drejtësi nga shteti.

Pyetje: A tentuat të flisni me pronarin e firmës?

Leonard Fejzullahu: Pronarin e ka marrë policia. Ne shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pastaj pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia dhe na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet kam nevojë për drejtësi. Vëllai ka lënë gruan dhe nënën 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese. 

Ardian Fejzullahu ishte kthyer vitet e fundit në atdhe nga emigrimi në Greqi. Kantieri nuk ofron kushte sigurie, ndërsa firma i përket n/kryetarit të shoqatës së ndërtuesve, Latif Miha. 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të i pallatit kur po ngjiste kovat me llaç! Arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore (EMRI+VIDEO)


B.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari