Një 54-vjeçar në kryeqytet është vetëplagosur pasditen e kësaj të hëne me armë zjarri automatik dhe është dërguar për mjekim në spitalin ushtarak.
 
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, në banesën e tij, ku Fejzo Dulellari 54-vjeç ka qëlluar veten (në pjesën e nofullës), me armë zjarri.

Sipas policisë së kryeqytetit, menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në spital, aty ku mjekët po i  japin ndihmën e duhur mjekësore.
 
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun përse 54-vjeçari ka ndërmarë këtë veprim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)