TIRANË – Një 69-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të enjte në rrugën “Ndre Mjeda”.
Sipas policisë, 69-vjeçari i identifkuar me inicialet B.D. është goditur me thikë nga një 45-vjeçar me inicialet B.M..
Në njoftimin zyrtar thuhet se fillimisht ka qenë i moshuari që ka goditur me sende të forta 45-vjeçarin dhe më pas ky i fundit e ka qëlluar me mjet presës.
“Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.”,-njofton policia.
Të dy këta persona ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.