TIRANE - Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur 7 kompanitë që kanë të drejtë të vazhdojnë më tej garën për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.
Nëpërmjet faqes së tij “Facebook”, kreu i bashkisë, Lulzim Basha ka njoftuar se nga 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, të cilët kanë shprehur interes për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës, janë përzgjedhur 7 prej tyre, pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura.
“Këto 7 kompani, brenda 15 ditëve duhet të paraqesin ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e kompanisë fituese, e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës”, - ka deklaruar Lulzim Basha.
Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milion euro, për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës; nga të cilat 54 milion euro janë dhënë nga Fondi i Zhvillimit të Abu Dhabit si dhe 7 milionë janë dhënë në formën e grantit nga qeveria e Katarit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com