‘Ushtari’ i Martinajt, ish-presidenti i klubit të Kamzës dhe 5 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e dhunojnë për t’i marrë 70 mijë €! 2 në kërkim, 2 në burg, 3 arrest shtëpie

TIRANË- ‘Ushtari’ i Ervis Martinaj, Hektor Xhecuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro. 

Sektori i hetimit të krimeve te rënda në Policinë e Tiranës, prej të paktën 3 muajsh kishte nisur hetimet në lidhje me pengmarrjen e 35 vjeçarit Xhixha. I riu është marrë peng për të paktën 1 orë ku është dhunuar nga autorët. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se këta të fundit i kanë kërkuar atij një shumë prej 70 mijë euro. I dhunuari pasi është lënë i lirë nga autorët ka bërë kallëzim pranë policisë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njofton policia.

Krimet e Rënda kryen veprime proaktive ku arritën në identifikimin e 7 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa e sigurise, arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç. Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Masa nuk është ekzekutuar vetëm për Hektor Xhecukën dhe Fredi Ketën. Xhecuka rezulton në kërkim edhe për llogari të SPAK si i përfshirë në dosjen "Revanshi". Burime bëjnë me dije se Xhecuka dyshohet se është arratisur drejt Dubait.

Hektor Xhecuka, për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC.Ai akuzohet nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, në 4 nëntor të vitit 2020, vrasje e mbetur në tentativë ndaj Hamza Terziu dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Xheçuka, dyshohet për vrasës me pagesë, dhe në këtë rast dyshohet se mund të jetë ekzekutues i pengmarrjes së  35 vjecari, për llogari të të tjerëve, me të cilët ishte në konflikt parash.

Nga ana tjetër, edhe Ervis Xhixha që u mor peng, është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Në kërkim
Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç
Fredi Keta, 49 vjeç
Arrest me burg
Aleksandër Osmani, 37 vjeç
Artan Pirraci, 50 vjeç
Arrest në shtëpi
Naim Qarri, 52 vjeç
Sajmir Kolaveri, 42 vjeç
Adem Metkola, 46 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Del EMRI, kush është i riu që u mor peng nga ‘ushtari’ i Ervis Martinajt për 70 mijë euro

Ervis Xhixha është 35-vjeçari që është marrë peng nga ushtari i Martinajt, Hektor Xheçuka dhe 6 të tjerë.

Ervis Xhixha po ashtu është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Ora 11:05
Vrasës me pagesë dhe 'ushtari' i Martinajt, kush është Hektor Xheçuka që u shpall në kërkim për pengmarrjen në Tiranë! Dyshohet se u arratis në Dubai

1722413951_Screenshot6.jpg

Hektor Xheçuka, ushtari i Ervis Martianjt është shpallur në kërkim pasi rezulton i përfshirë në një pengmarrje në Tiranë. Bashkë me 6 persona të tjerë dhunuan një 35-vjeçar dhe i kërkuan 70 mijë euro. Xheçuka dyshohet se është arratisur në Dubai.

Por kush është Xheçuka?

36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër vrasjen e të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i zhdukur prej gushtit 2022.

Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital. Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë. Në nëntor 2018, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia më 25 prill të vitit 2019 për mungesë provash.

Hektor alias Tori Xheçuka ka qënë I dënuar për plagosjen e Enrik Metës, në zonën e Burrelit. Ushtari i Martinajt ka qenë i përfolur edhe në vrasjen e Ajet Zeqajt. Ai u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në atë kohë u përfol për një vrasës me pagesë, por asnjëherë nuk u vërtetua lidhja e Xheçukës me këtë ngjarje kriminale.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 31/07/2024 12:36

    Rasen nē burg e mos i nxirni mē jasht kto lloi kafshēsh me 2 kēmb. Kta jan kontigjenti i Sali Bajgēs tē gatshēm pēr luft Civil. Kalbini nē burg e 1 her buk nē dit jo mēshum.

    Përgjigju
  • Ssiiioop: 31/07/2024 12:19

    Ca surrati ky xhecuka mer me te vra dhe ky

    Përgjigju
  • titi kavajes: 31/07/2024 10:38

    ne burg rrasi te gjithe pengmarres keta qe nuk dine as shkrim as kendim turp botes

    Përgjigju
  • E verteta: 31/07/2024 10:36

    Xheçuka do vazjdoje te vrase me pagese dhe te beje krime te renda deri ne momentin qe do denohet me te perjetshem. Dikush e mbeshtet qe ky vrases vazhdon ende te jete i lire.

    Përgjigju
    • Rilindasi: 31/07/2024 12:08

      O Partia do na duhet prape thua apo do marrim te tjere se na doli boja??

    • Partia: 31/07/2024 11:02

      A jane zgjedhjet pas pak? Po na duhen pra se do bëjmë Shqipërinë fushë me bar e te hane te gjithë.

  • goni: 31/07/2024 10:10

    ti rrihni sa ti dali shpirti ti rrihni...dhe kalbini ne burg,,,,asnje kompromis me kriminelet...

    Përgjigju
  • Biku: 31/07/2024 09:52

    Po ky xhecuka a ishte ne kerkim e me demek ishte arratisur ne dubai? Apo e i ka hedh leket dhe. E ka mbyll dosjen

    Përgjigju
    • veleciku.de: 31/07/2024 10:21

      NUK DI GJE UNE, TI E THE. BIKU E THA, BIKU!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive