Tiranë/ Aksident i rëndë në Misto Mame, dy makina përplasin njëra pas tjetrës këmbësoren! Arrestohen dy shoferët (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçare. Bëhet me dije se gruaja, e cila po lëvizte në këmbë, është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjete, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.

Mësohet se policia ka vënë në pranga dy shoferët e automjeteve që shkaktuan aksidentin, I. H., 39 vjeç dhe B. G., 32 vjeç.

Trupi i viktimës mbeti në rrugë për disa minuta, për shkak se ambulanca u vonua në trafik.

Për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Shtypën për vdekje 50-vjeçaren në Misto Mame, shoferët e dy automjeteve arrestohen në vendin e ngjarjes, momenti kur futen në furgonin e Policisë

1629229530_WhatsAppImage20210817at21.11.571.jpeg

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë humbi jetën një 50-vjeçare. Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të shoferëve të dy automjeteve që shkaktuan aksidentin tragjik, duke përplasur njëri pas tjetrit 50-vjeçaren. Në pranga kanë rënë I. H., 39 vjeç dhe B. G., 32 vjeçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fndndnnd: 17/08/2021 19:55

    Momenti kur futen shoferet ne furgonin e policise perben superlajm. Bravo, bravo per profesionalizmin. Nuk jeni fare medioker klikimesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë