Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme më Kryeqytet pranë zonën e Porcelanit në rrugën "Hoxha Tahsin". Të dhënat e para bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Xheladin Shkoza 63-vjeç.
/Shqiptarja.com
Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë “Seat”.
Policia ka bërë arrestimin e drejtuesit të automjetit, pasi dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar nga ky i fundit. Mësohet se shoferi i automjetit “Seat” është dërguar në spital për shkaka të plagëve të marra.
[gallery]24377[/gallery]
Bicikleta ku po udhetonte viktima
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO











