TIRANË - Djali 11-vjeçar i ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka ka humbur jetën nga një aksident i cili ka ndodhur rreth orës 20:15 pranë Komunës së Parisit, në zonën e Kopshtit Botanik, mes dy automjeteve.
Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Chrysler” me targë AA200AR, me të cilin udhëtonin bashkëshortja e Pekës, dy djemtë e tij dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze, e cila drejtohej nga një vajzë që dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës e cila është ende në ndërtim e sipër.
Mësohet se mjeti i tipit Benz e ka goditur veturën tjetër nga prapa me një shpejtësi të konsiderueshme, duke sjellë kështu edhe humbjen e jetës së fëmijës 11-vjeçar, i cili ndodhej në sedijen e pasme të makinës.
Viktimë ka mbetur 11-vjeçari Rubin Peka, ndërsa të plagosurit janë nëna dhe vëllai i tij, Enkelejda Peka dhe 8-vjeçari I.Peka. Gjithashtu i lënduar është edhe një fëmijë 11-vjeçar, i identifikuar si A.Bylykbashi dhe dy vajzat që udhëtonin me automjetin tip “Benz”, të cilat nuk janë identifikuar ende. Mësohet se policia pasi ka konstatuar shkaqet e aksidentit, ka arrestuar drejtuesen e mjetit tip “Benz”, Uanda Çota.

(Në foto: Ish-zv/ministrii Brendshëm Avenir Peka, me një nga djemtë.)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO