Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pasi ka përplasur të miturin ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, i mituri ndodhet i shtrirë në tokë ndërsa shikohet momenti kur vjen ambulanca. Shoferi i mjetit ende nuk është kapur nga Policia.

Njoftimi i Policisë
Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në "Don Bosko", një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:37
Report Tv siguron pamje nga aksidenti në 'Don Bosko', 17-vjeçari i shtrirë në tokë, momenti kur vjen ambulanca! Shoferi ende në arrati

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë, ku një mjet tip 'Audi' përplasi një të mitur 17-vjeçar, ndërsa shoferi u largua nga vendngjarja. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, i mituri ndodhet i shtrirë në tokë ndërsa shikohet momenti kur vjen ambulanca. Shoferi i mjetit ende nuk është kapur nga Policia.