TIRANE - Një aksident i rëndë është shënuar mesnatën e djeshme në Tiranë, ku një mjet tip Volkswagen Golf 5 ka përplasur një taksi tip Benz me targa TR 3372M dhe më pas ka përfunduar në lumin Lanë. Nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur tek ura pranë Drejtorisë së Policisë në kryqëzimin e rrugës “Sami Farshëri” me bulevardin “Bajram Curri”.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i taksisë, shtetasi Preng Mirashi dhe janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen Golf.
Dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak njëri prej tyre është në gjendje kome dhe tjetri në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi si pasojë e aksidenti u bllokua edhe qarkullimi për rreth 20 minuta.
Nga informacionet e para shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë mos respektimi i semaforit nga mjeti tip Volkswagen si dhe shpejtësia e lartë e dy mjeteve.
Besjan Malo/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com