TIRANE - Një aksident ka ndodhur pranë parlamentit mbrëmjen e së premtes (31.05.2013) rreth orës 22:30.

Rrethanat e aksidenti janë të paqarta, një automjet tip “Toyota” është përplasur me 3 makina të parkuara dhe më pas me kazanët e plehrave.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë i plagosur para se të ndodhte aksidenti.

Dyshohet se shoferi ka pasur dëmtime nga ndonjë rrahje dhe duke u larguar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është përplasur.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotët të fakteve të ngjarjes.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)