TIRANE- Deformimi i aksit rrugor dhe hapja e një kalimi të paligjshëm në zonën e “Unazës” pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet është bërë shkak për një aksident këtë të martë. Fatmirësisht aksidenti ka qenë pa pasoja në jetë njerëzish, por me dëme të konsiderueshme materiale.
Nga aksidenti, i dëmtuar ka mbetur mjeti tip fuoristradë “Range Rover”, me targë AA 250 KD.
Për disa çaste është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë lëvizjen e mjetit me karroatrec.
Ky aks në unazë nuk është hera e parë që bëhet burim aksidenti, ndërsa disa herë ka patur dhe përplasje ndërmjet policisë dhe Bashkisë për lejen e dhënë për hapjen e kalimit të konsideruar të paligjshëm nga policia.

(Foto nga vendngjarja)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO