TIRANE- Tre persona janë  plagosur, si pasojë e përplasjes së dy makinave pasditen e sotme te zona e Freskut.
 
Sipas policisë, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues E.D. është përplasur me mjetin tip "Fiat" me drejtues K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Fiat" K.L. dhe dy pasagjeret po B.Ç. dhe H.B. të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Të aksidentuarit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së mjeteve.

a.d/shqiptarja.com