Tiranë/ Aksion me qen antidrogë në lokal, arrestohet me kokainë pronari, procedohen tre të tjerë (VIDEO)

Tiranë- Policia e Shtetit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili në lokalin që kishte në pronësi në kryeqytet kishte përshtatur ambiente për përdorimin e kokainës. I arrestuari Rikardo Puci  i është gjetur edhe një sasi prej 13.4 kg kokainë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë dy punonjësit e lokalit si dhe një klient. Aksioni i policisë është kryer në rrugën 'Medar Shtylla' aty ku ishte subjekti i Rikardo Pucit. Policia ka përdorur edhe qenin antidrogë për të gjetur kokainën e cila ishte shpërndarë në dy qese në tavolina të ndryshme.

Policia ka sekuestruar drogën, 4 celularë si dhe një sasi parash. 44-vjeçari do të përballet me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar