Të gjitha automjetet e braktisura dhe që për një kohë të gjatë kanë zënë hapësirat publike duke u bërë pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe të makinave do të largohen. Me iniciativë të Policisë të Bashkisë Tiranë dhe në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka nisur sot aksioni për heqjen e mjeteve nga rrugët dhe hapësirat e tjera publike në gjithë territorin e qytetit të Tiranës.
Aksioni ka nisur nga rruga “Njazi Demi”, në Njësinë Nr. 5 dhe do të shtrihet në të gjitha rrugët e tjera të Tiranës dhe ku janë konstatuar rreth 100 automjete të braktisura. Paraprakisht punonjësit e Policisë Bashkiake kanë bërë identifikimin e mjeteve të braktisura në teren dhe pasi kanë siguruar gjithë informacionin e detajuar mbi automjetet dhe vendodhjen e tyre, ia kanë dërguar atë Policisë së Shtetit.
Në bazë të detyrimit të Kodit Rrugor, Policia Rrugore ka bërë njoftimin e pronarëve të mjeteve për ti larguar vet ato nga hapësirat publike brenda një afati 15 ditor. Në përfundim të këtij afati Policia e Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me Policinë Rrugore të D.V.P.Tiranë nisi sot marrjen e masave për heqjen dhe zhvendosjen e mjeteve të braktisura.

(Njoftimi i policisë dhe një makinë e braktisur)
Redaksia Online
D.Ç.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com