TIRANË - Bllokohen nga policia 80 makina të markave të ndryshme pasi dyshohet se, janë të vjedhura. Aksioni është zhvilluar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Tiranën, në kuadër të operacioni të koduar “Lluks”.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës, të cilët thanë se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kontrolluar rreth 250 mjete, për të cilat dyshoheshin se mund të ishin të vjedhura apo me mangësi në dokumente.
Aksioni i policisë, është bazuar në “planin operacionial mbi rritjen e sigurisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale, parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme, strukturat e policisë do të përqëdrohen edhe në drejtim të kapjes së personave në kërkim, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore”.
“Në sajë të masave në shkallë qarku, deri më tani janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 250 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 80 automjete, pasi dyshohet se disa prej tyre janë të vjedhura dhe disa pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Tiranës.
Gjithashtu, uniformat blu të Tiranës kanë bërë të ditur se, do të vazhdojë me intensitet dhe në ditët në vijim zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij plani operacional.

(Në foto: Makinat e sekuestruar gjatë operacionit "Lluks" .
Foto të tjera )
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera )Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)