Tiranë, AKU bllokon 1187 kg djathë dhe gjizë të pasigurtë për tregtim
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pranë Tregut Agro-Ushqimor në Tiranë një sasi prej 1187 kg djathë të bardhë lope, djathë kaçkavall dhe gjizë në subjektin në pronësi të shtetasit Maringlen Zenelaj për tregtim të pasigurt të produkteve
Produktet ushqimore të bllokuara nga AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pranë Tregut Agro-Ushqimor në Tiranë një sasi prej 1187 kg djathë të bardhë lope, djathë kaçkavall dhe gjizë në subjektin në pronësi të shtetasit Maringlen Zenelaj për tregtim të pasigurt të produkteve të bulmetit.
Trupa inspektuese e AKU-së të Drejtorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë inspektuar subjektin në tregun Agroushqimor përgjatë autostradës Tiranë Durrës.
Nga kontrolli ka rezultuar se produktet djathë i bardhë lope në fuçinë me sasi 440 kg, djathë dele në sasinë e 250 kg, djathi kaçkavall në sasinë e 137 kg dhe një sasi gjize prej 360 kg rezultuan pa etiketë dhe në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë. Për këto gjetje trupa inspektuese e AKU-së, ka marrë mostra për analiza, ku tre nga katër këto produkte të bulmetit rezultuan mbi ngarkesën e lejuar mikrobiologjike.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5acf15416a81abllokimet aku1.jpg)
(Produktet ushqimore të bllokuara nga AKU)
Për mungesë të etiketës dhe gjurmueshmërisë, rezultateve të analizave mbi normë të ngarkesës mikrobiologjike të produkteve të bulmetit dhe tregtim të produkteve të pasigurta në treg, nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj subjekt u mor masa administrative me gjobë me vlerën e 500 mijë lekëve si dhe bllokimi i produkteve të bulmetit.
Ndërkohë nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj po merr masat për asgjësimin e këtyre produkteve, sipas mënyrave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, për mbrojtjen e mjedisit nga operatori i biznesit ushqimor që ka kryer shkeljen.
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, shisnin produkte ushqimore pranë shkollave, gjobiten 4 persona
18 Mars, 13:34
-
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së në Tiranë, arrestohet pronari i një baxhoje në Durrës
22 Shkurt, 13:24
-
AKU kontrolle në Durrës, Korçë e Fier, 300 mijë lekë gjobë për 3 biznese
28 Dhjetor 2023, 10:44
-
AKU kontrolle në Fier, marketi me ushqime të skaduara! Shkelje edhe një subjekt në Korçë
26 Dhjetor 2023, 10:10
-
AKU masa ndëshkuese për ushqim të pasigurt, bllokohet qumësht dhe nënprodukte të tij në Kukës, Elbasan dhe Durrës
19 Dhjetor 2023, 10:57
-
Shtrenjtohet djathi në Korçë, qytetarët blejnë më pak! Kaçkavalli me 1600 lek/kg
25 Nëntor 2023, 13:04
-
Kastravecat me pesticide në Lushnjë, Gjermania kthen 24 tonë! AKU: Do asgjësohen
24 Nëntor 2023, 17:28
-
5 produkte ushqimore që mund të zvogëlojnë qeskat poshtë syve tuaj
15 Nëntor 2023, 11:46
-
Ishin me miza! AKU bllokon dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës
9 Nëntor 2023, 20:28
-
Nuk zbatoi vendimin për ndërprerjen e aktivitetit, AKU bllokon subjektin në Kamëz, e gjobit me 1 milionë lekë
8 Nëntor 2023, 12:15
-
Jep dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda
27 Tetor 2023, 21:57
-
Ministrja e Bujqësisë në Pogradec: Taskforca e AKU-së në terren për sigurinë ushqimore, agjesohen 4 ton ushqime në një supermarket që kishte fshirë etiketat
30 Korrik 2023, 16:09