Tiranë, Apeli: Pallatet te diga
e Liqenit të ndërpresin punimet

TIRANE- Gjykata Administrative rrëzon padinë e firmës “Gener 2”, duke i dhënë të drejtë Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për pezullimin e punimeve te pallatet që po ndërtohen te diga e liqenit.

Me këtë vendim do të ndërpiten punimet pasi ka shkelje në lejen që ka dhënë Bashkia e Tiranës. Në gusht të 2014-s, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha dhe lejen për ndërtimin e 5 pallateve poshtë digës së liqenit. A1 Report dhe “Shqiptarja.com”, ishin të parët që denoncuan shkatërrimin që po i bëhej mjedisit, por Bashkia e Tiranës u justifikuar me argumentin “se do shtoheshin hapësira të gjelbërta”.

Pallatet tek diga e liqnit u kundërshtuan nga shoqëria civile dhe qytetarë të Tiranës, të cilët për muaj me radhë zhvilluan protesta te liqeni por dhe te Bashkia e Tiranës. Në 14 janar 2015 IKMT ndërpeu punimet për ndërtimin e pallateve te liqeni. “Ky akt ka dalë pas datës 22.8.2014 kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga kryetarët e komunave dhe bashkive. Vendim është në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit.

Vendimi nuk është i shoqëruar me planëvendosjen e objektit dhe të dhënat teknike e kushtet urbane që duhet të shoqërojnë vendimin sipas ligjit në fuqi. Vendimet e kryetarit të bashkisë për të treja fazat nuk është i shoqëruar me dokumentacionin e plotë sipas parashikimeve ligjore”, - ishin disa nga arsyet që dha IKMT për ndërprerjen e punimeve të diga e liqenit

Akuzat
Vendimi i apelit të Gjykatës Administrative për pezullimin e punimeve të pallateve te diga e liqenit ëshët përgëzuar dhe nga deputeti Taulant Balla, i cili akuzoi djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet që ka me firmën që ndërton pallatet. “Tirana ka marrë një lajm shumë të mirë nga gjykata e Apelit, e cila ka pezulluar një kompleks ndërtimi në Digën e Liqenit, që do ti merrte frymën Tiranën.

Ankimi është nga IKMT-­ja dhe subjekti ndërtues është Gener 2, ku ky zotëria ka zyrat me qera dhe i bie është ortak, dhe (ky zotëria është i nxehur) se s’merr dot komplekset”, - u shpreh Balla. Ndërsa ish-Kryeministri Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për pallatet te liqeni. “Sipërfaqen tek liqeni e ka sjellë Edi Rama kur unë isha kryeministër. Edi Rama e kaloi në 47 katëshe dhe e akuzoi miku i atij që kryesonte parlamentin për 20% ryshfet me kate.

Edi Rama është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit se i kërkon 20%” - përmendi Berisha. “Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa ti unë nuk e di. Zyrën tënde qindra mijëra euro e ke në pallatin Gener 2, e pra kompleksi që do të ndërtohej tek liqeni është i kësaj kompanie. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ti dhe yt bir jeni ortakë”, - theksoi Taulant Balla.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima