Tiranë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje

Tiranë/ Arrestohen 3 persona, mes tyre një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje

Foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen 3 persona, mes tyre një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe dy të tjerë procedohen penalisht në gjendje të lirë në kryeqytet.

Qytetari Qazim Senka me banim në Tiranë është arrestuar dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhuna në familje".

Gjithashtu policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç me banim në Shijak pasi po ngiste mjetin tip "Peugeot", në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi në rrugën "Prokop Mina".

Ndërsa personi E. Sh., 21 vjeç, u arrestua  në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” dhe ka përplasur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale.

 21-vjeçari ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi si drejtues mjeti ka prezantuar pasagjerin që kishte në mjet, shtetasin L. N.

Arrestimi në flagrancë i E. Sh. u bë për veprat penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, ndërsa pasagjeri L. N. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale "Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” .

Në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Plagosja e lehte me dashje’’, 40-vjeçari, L. L.,  sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, personat G. H dhe E. M.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU