Shtatë adoleshentë të moshuara 15-19 vjeç u arrestuan nga Policia e Tiranës pasi bënin kërdinë me vjedhjet në kryeqytet duke përdorur pistoletë, thika por edhe dhunën psikologjike ndaj “viktimave” të tyre
Në kuadër të operacionit të koduar “Adoleshentë” efektivët e komisariatit numër 4 vunë në pranga të rinjtë pas një hetimit disa mujor që ishte zhvilluar ndaj tyre. Mes të arrestuarve është edhe një 16-vjeçar i cili ka lindur në Athinë por që jeton në Tiranë në zonën e “Freskut’, ndërsa ka edhe një 16-vjeçar tjetër të dënuar më parë për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes me dhunë.

Policia ka zbuluar se në 5 shkurt të këtij viti në orën 01:00, "Rrugën e Dibrës " në një bar kafe, i riu K.N, nën kërcënimin e pistoletës, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.
Më datë 06 shkurt në Allias, këta adoleshentë i kanë vjedhur telefonin nga dora një vajze. Më datë 13 shkurt, B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi" i kanë marrë nga dora portofolin një gruaje.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera për te cilat qytetarë nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.

Policia i sekuestroi të rinjve, një armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë, një shufër metalike me hapje si dhe katër telefona të markave të ndryshme Të arrestuarit 1. K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" 2. Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë. 3. Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë. 4. R. Sh ,15 vjeç banues Tiranë. 5. B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë. 6. E. Gj,15 vjeç banues ne Tiranë. 7. J.B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku”
/Shqiptarja.com

VIDEO