TIRANË-Një 43-vjeçar shqiptar,i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të marra nga banorët, ai u arrestua në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme "Shqiponjat" dhe Patrullën e Përgjithshme.
Personi G. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Për të Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.