Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet nga shteti italian për krijim të një organizate kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.
Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë është dënuar nga Gjykata italiane me 4 vite e 6 muaj burg.
Njoftimi i plotë:
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
- Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.