TIRANE - Miqësia ndërmjet fiseve Kurnekaj dhe Murataj në periferi të kryeqytetit, dhjetorin e 2012 për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Shkak u bë prishja e një fejese. I indinjuar nga ndarja e të motrës Albert Murataj sëbashku me vëllain e tij qëlluan me armë ndaj vëllezërve Kurnekaj.

Forcat e policisë arrestuan mbrëmjen e djeshme Albert Murataj. Mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Murataj u arrestua në Babrru, ndërsa prej muajsh i fshihej policisë. Ndaj tij gjykata kish vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë të vëllezërve Luan, Bledar dhe Festim Kurnekaj.

Në 24 orët e fundit policia ka bërë dhe një sërë ndalimesh të tjera ku ka mundur të parandaloj dhe vjedhjen e dy automjeteve në kushtet e flagrancës si dhe të zbardh autorët e një vjedhje me dhunë të ndodhur pak kohë më parë në Kamëz.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)