TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga, burri që dhunonte gruan dhe kjo e fundit që kishte fshehur një pistoletë në sahatin e ujit të pallatit.
Bashkëshorti R. H., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses 37- vjeçare.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, gruas A.K. iu gjet një armë e tipit pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Burri u arrestua për veprën penale "Dhuna në Familje" dhe gruaja për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sipas policisë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.