Një 16-vjeçar është arrestuar sot nga specialistë të komisariatit Nr. 2 në Tiranë. D. B, 16 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar dhe arrestuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 12:00, në rrugën “Frosina Plaku”, i ka vjedhur çantën shtetases L. R, në të cilën ka patur një shumë prej rreth 20.000 lekë të reja, një telefon celular, orë dore dhe disa sende të tjera personale.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua çanta e vjedhur, portofoli, aparati celular, karta e identitetit e shtetases L.R.
Nga veprimet hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar dhe rezulton se është autor i disa ngjarjeve.
Kësisoj, 16-vjeçari rezulton autori i grabitjes së banesës së L.M në rrugën Skënderbej. Ai ka vjedhur telefonin tip I-phone.
Gjithashtu, në ngarkim të tij është edhe një grabitje e datës
09.08.2016, ora 18:00, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ku është vjedhur dyqani i shtetases A.B, nga ku janë marrë 50.000 lekë.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com