TIRANE- Mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18:30 minuta shtetasi Silbian Llahi 19 vjeç denoncoi në polici se dy persona të armatosur i kishin grabitur paratë.
Sipas denoncimit të 19-vjeçarit dy persona pasi kishin zbritur nga një makinë i kishin grabitur me dhunë 15 mijë lekë të reja pranë muzeut në kryeqytet.
Pas verifikimeve të kryera nga policia rezultoi se Llahi nuk ishte grabitur por paratë i kishte lënë në kazino.
Forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e 19-vjecarit Silbian Llahi nën akuzën për kallëzim të rremë.
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com