Tre javë pas arrestimit të bashkëpuntorit, Policia e Tiranës ka vendosur sot në pranga edhe Erlind Kodrën 29 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.
Fillimisht u arrestua për vdedhjen e një banese në rrugën ''Pjetër Bogdani'', por më pas nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari ishte bashëpunëtor i Danjel Dushkut të arrestuar 3 javë më parë.
Dy të arrestuarit Danjel Dushku dhe Erlind Kodra akuzohen për 16 vjedhje të banesa. Gjatë kontrollit të banesës së Erind Kodrës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale, një çelës artizanal i modifikuar për thyerjen e fishekut të bravës së dyerve, dy kaçavida dhe një çelës anglez që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.
Nga hetimet rezulton se dy të arrestuarit kanë vjedhur bizhuteri, monitorë, para, ndërsa në një rast kanë kanë marrë një kasafortë e cila ka pasur brenda disa pasaporta.
Vjedhet e dokumentuara të dy të arrestuarve:
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2
1. Më datë 17.05.2016, në rrugën "Perlat Rexhepi", kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I. M., ku kanë marrë 2 televizorë Plazma dhe një shumë monetare.
2. Më datë 22.05.2016, në rrugën e "Kavajës", kanë vjedhur banesën e shtetases E. J., ku kanë marrë vetëm një televizor.
3. Më datë 24.05.2016, në rrugën "Abdyl Frashëri", kanë vjedhur banesen e shtetases N. M., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe në banesën e shtetases Sh. B., ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë monetare.
4. Më datë 01.06.2016, në rrugën "Sulejman Pitarka", kanë vjedhur banesën e shtetases I. A., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri të ndryshme.
5. Më datë 13.06.2016, gjatë natës, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases R. H.
6. Më datë 14.06.2016, në rrugën “Vangjush Furxhi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. F., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
7. Më datë 20.06.2016, në rrugën "Komuna e Parisit", kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. E., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një shumë monetare.
8. Më datë 20.06.2016, në rrugën ”Komuna e Parisit”, kanë vjedhur banesën e shtetases A. B., ku kanë marrë një televizor Plazma.
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
1. Më datë 10.06.2016, në Qesarak, kanë vjedhur banesën e shtetases D. D., ku kanë marrë disa bizhuteri.
2. Më datë 01.06.2016, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë disa bizhuteri
3. Më datë 18.05.2016, në rrugën “Fitnete Rrexha”, kanë vjedhur banesën e shtetases B. Q., ku kanë marrë disa orendi shtëpiake dhe dritare alumini.
4. Më datë 18.04.2016, në rrugën “Selaudin Zorba”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. L., ku kanë marrë një shumë monetare.
5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Mërgim Çano”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
1. Më datë 30.04.2016, në rrugen “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtatasit A. Ç., ku kanë marrë një shumë monetare.
2. Më datë 17.06.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. V., ku kanë marrë një kasafortë të përmasave 90x30 cm dhe brenda ka pasur disa pasaporta.
3. Më datë 28.03.2016, në rrugen “Rrapo Hekali”, kanë vjedhur banesën e shtatases V. Y., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com