TIRANE- Një shtetas sirian është arrestuar mbrëmjen e sotme, 12 qershor, në Tiranë me lëndë narkotike. Sipas uniformave blu, shtetasi sirian me iniciale M.S, u arrestua në flagrancë në qendër të Tiranës.
 
Arrestimi i tij u bë nga patrulla “Shqiponja”, pasi u kap me disa doza hashashi duke i tregtuar.
 
Policia dyshon se i arrestuari është pjesë e një rrjeti shpërndarës.
 
Shtetasi sirian aktualisht është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)