Tiranë: Arvizu takon
Berishën, drekë te Vila 31
Ka përfunduar pa deklarata takimi në vilën 31 në kryeqytet, mes ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, dhe Kryeministrit Sali Berisha. Një ditë më parë Arvizu takoi liderin e PS, Edi Rama.
TIRANE- Ka përfunduar pa deklarata takimi në vilën 31 në kryeqytet, mes ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, dhe Kryeministrit Sali Berisha. I pari ka mberritur rreth ores 14:00 ambasadori amerikan, e me pas kryeminisrti Berisha ka lene seline e qeverise dhe ka mberritur ne vilen 31, te zona e ish-bllokut per te zhvilluar kete takim.
Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe në përfundim të tij asnjëri prej tyre nuk ndaloi të bisedonte me gazetarët që prisnin jashtë vilës.
“Po pres që të kem një diskutim po aq të sinqertë me të. Shpresoj gjithashtu të takohem me kryetaren e Kuvendit, para se unë të iki për në SHBA javën tjetër. Është një mënyrë produktive e kohës sonë për të dëgjuar pikëpamje të sinqerta dhe për të identifikuar idetë e përbashkëta për të ecur përpara", deklaroi dje ambasadori Arvizu pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Dje në takimin e selisë rozë, ku u diskutua situata e fundit politike, ishin të pranishëm dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, dhe ai i
OSBE, Eugen Wollfarth.
“Rama vuri në dukje se në procesin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të KLD u shkelën hapur të gjithë Rregullat e Procedurës dhe u kompromentua procesi i votës së fshehtë çka sjell pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e jetës parlamentare, duke dëmtuar rëndë institucionet kushtetuese të vendit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë dje nga selia rozë.
Kreu i PS gjithashtu shprehu shqetësimin për mungesën e progresit të pritur në çështjet më esenciale të Reformës Parlamentare. Rama theksoi domosdoshmërinë për të punuar më ritme të përshpejtuara për të realizuar Reformën Elektorale brenda afateve për të cilat është rënë dakord. Ai siguroi Trojkën për impenjimin maksimal të PS në realizmin reformave në përgjithësi dhe të ngritjes së Gjykatës Administrative në veçanti.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56