Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 4 u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i rreth 500 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.

Bimët u konstatuan në zonën e quajtur Zgur në njesinë administrative Zallbastar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e shtetit vijon aksionet antidrogë në të gjithë vendin.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com