Tiranë, atentat pranë shtëpisë
41-vjeçarit, vritet me 5 plumbaMe 2 emra, i hetuar për vrasjen e Franc Konomit

Tiranë, atentat pranë shtëpisë<br />41-vjeçarit, vritet me 5 plumbaMe 2 emra, i hetuar për vrasjen e Franc Konomit<br /><br>
TIRANE -  Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Petro Cani", pranë Pediatrisë në QSUT. Autorët kanë qëlluar me pesë plumba Devi Kasmin, 41-vjeç, teksa dilte nga banesa e tij, i cili ka humbur jetën në vend. Viktima ka ndryshuar emrin pasi siç raporton gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, më parë quhej Defrim. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja. 

Dëshmitarë okularë bëjnë të ditur se kanë qenë dy persona në një motor sportiv dhe të shpejtë me skafandra në kokë, të cilët kanë hapur zjarr ndaj Kasmit. 41-vjeçari Devi alias Defrim Kasmi ka qenë një personazh i njohur për policinë e Tiranës, pasi është hetuar për disa vrasje të bujshme. Një ndër to është ekzekutimi i Franc Konomit në vitin 2010, në vijim të përplasjeve të bandave të rrugës "Bardhyl" në kryeqytet. 41-vjeçari ndërkohë rezulton i dënuar nga Gjykata për falsifikim pasaporte. ​

Duke përfituar edhe nga errësira, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Freskut. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë zjarri pistoletë. Blutë sqarojnë gjithashtu se armët e zjarrit i përkasin viktimës i cili i ka pasur ato me vete kur është ekzekutuar duke dalë nga banesa. Nisur nga dinamika e ngjarjes, autorët e kanë pritur viktimën të dilte nga shtëpia dhe në momentin kur ai po lëvizte në rrugicën e ngushtë dhe të errët është qëlluar për vdekje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 50 metra nga spitali i Pediatrisë në QSUT, ndërsa 100 metra më larg ndodhet godina e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Ndërkohë, e gjithë ngjarja është parë nga dy infermiere të cilat kanë qenë duke kaluar në rrugën ku ndodhi atentati. Policia ka shoqëruar tre persona për t'i marrë në pyetje në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. 

 

Autorët mbeten ende në arrati, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Tiranës. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu. Pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve që ka pasur Devi Kasmi në të kaluarën. Report Tv mëson se viktima ka qenë i dënuar në vitin 2010 për falsifikim dokumentesh. Fakti që ai mbante dy armë zjarri pistoletë me vete tregon se Kasmi i druhej një atentati ndaj tij. 

[gallery]25435[/gallery]  Foto te tjera 

Njoftimi i policisë: 

Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen "Kongresi i Manastirit" ka te shtena me arme. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:

Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç. Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve. 

Devi Kasmi
Devi Kasmi
(Ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes dhe ambulanca e morgut duke marrë trupin e viktimës)   Foto te tjera 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin