TIRANE - Dy këmbësore mbetën të lënduara pasi u përpasën nga një autobus i linjës së Tiranës së Re në kryeqytet. Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar në komisariat shoferin e autobusit urban me inicialet A.M. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:32 në Bulevardin "Zogu i Parë".
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy këmbësoret, njëra prej të cilave e identifikuar me inicialet K.N, ndërsa këmbësorja tjetër ende nuk është identifikuar.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar", thotë policia në një njoftim paraprak për mediat.