TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Tiranës, ku një autobus ka përplasur një motoçiklist. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek "Ushtari i Panjohur". Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, e ndërsa mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, sërish në qendër të Tiranës, një autobus përplasi rëndë një grua në hyrje të rrugës së Durrësit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia ku po zbardh të plotë rrethanat e aksidentit.
Komento