TIRANË - Një autobus urban i linjës Porcelan - Kombinat është përplasur me një makinë rreth mesnatës në rrugën e “Porcelanit” në Tiranë.
Aksidenti u shënua rreth mesnatës, kur autobusi targa TR 4801 T është përplasur me mjetin model Land Rover me targa Rover TR 1010 M.

Tre personat që ndodheshin në makinë janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin ushtarak, dhe njëri prej tyre ndodhet në gjëndje të rëndë.

Në komentin e aksidentit autobusi nuk kishte pasagjerë dhe po futej në parking. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar i Land Roverit.
(b.m/sg/shqiptarja.com)