Arrestohet babai në Tiranë, abuzoi seksualisht për 16 vite me të bijën, vajza aborton fëmijën (Historia)
61-vjeçari është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar për abuzim seksual me të bijën për 16 vite me radhë, që kur vajza ka qenë e mitur. Ngjarja është denoncuar nga vetë vajza në polici, e nxitur nga një murgeshë.
Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës 3 ditë më parë, pasi është denoncuar për abuzim seksual me të bijën për 16 vite me radhë, që kur vajza ka qenë e mitur. Denoncimi është bërë nga vajza, sot në moshën 25 vjeçare, e cila ka rrëfyer të gjithë ngjarjen tek murgeshat. Policia e ka dhënë dje njoftimin zyrtar për arrestimin ku thuhet se:
“Më datë 30.08.2018, u ndalua shtetasi Q.N., vjeç 61, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi u publikua fillimisht nga gazeta Ekspres, dhe verifikua dhe konfirmua nga "Shqiptarja.com" dhe Report Tv se ka patur një denoncim për abuzim seksual.
Si ka nisur historia e abuzimit?
Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Burimet shtojnë se vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. "Shqiptarja.com" ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës.
61-vjeçari, ndodhet në paraburgimin e Tiranës dhe ndaj tij, janë ngritur 3 akuza, të cilat janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
Te arrestohen te dy 16 vjet ku ishte kjo vajze mostra te dy baba e bike smund ti thuash mostra
PërgjigjuBajgë!
PërgjigjuKjo asht me të vërtet e pa besushme qmenduri fundi botes as kafsha nuk i shkon ndermend me ba vepra të tilla . ShqiptaRi nuk i falë as në grimcë kto llojë veprash. Si asht e mundur se ska dyshuar njeri as njëher fqinjët,shokët,njerzir rreth e qark? Pse nuk kan thirr policine ose kryeplakun.
PërgjigjuDuhet te kete denim kapital qe per pjesen tjeter te shoqerise te behet shembull. Ne qoftese denimi kapital nuk aplikohet ne Shqiperi, atehere krime dhe ngjarje me te renda do vazhdojne te jene pjese e asaj shoqerie. Ligji duhet te kaloje vote popullore. Vendi yne i ka te gjitha mundesite te jete larg ketyre masakrave.
Përgjigjuadn duhet bere medoemos
PërgjigjuDigjeni te gjalle tek sheshi skenderbej! S'ka nevoj per gjyq!
PërgjigjuE sakte, por kush ta aplikoj?