Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me thijkë mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Policia bën të ditur se në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (babë dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe (burrë e grua), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia bën të ditur gjithashtu se I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.
Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com