Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët në Shkozë dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 90-vjeçare.
Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme në shtëpi, ndërsa nuk mundi t’i mbijetojë flakëve. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.