Tiranë, banorët e pastrehë
përleshen sërish me policinë

Tiranë, banorët e pastrehë<br />përleshen sërish me policinë
TIRANË - Nuk përfundon konflikti i banorëve të mbetur pa strehë tek pallati pranë shkollës “Petro Nini Luarasit”. 14 familjet e banesës trekatëshe në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet janë përleshur sërish me punonjësit e policisë private orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi disa punëtorë janë futur në objektin - ku një pjesë prej tyre banojnë  - për të vazhduar prishjen.
 
Banorët, pasi kanë dëgjuar zhurmat, kanë reaguar menjëherë, duke u përleshur fizikisht me disa prej punëtorëve dhe policinë private.  “A1Report” ju sjell pamjet e përleshjes midis banorve dhe policisë private.
 
Këta banorë për afro 2 muaj jetojnë në ankthin e prishjes së objektit të tyre, ndërkaq dhe pse kanë denoncuar në prokurori shkeljet, që ata pretendojnë që janë bërë nga pronarët pretendues të tokës, ende nuk kanë asnjë zgjidhje apo përgjigje.
 
Pak kohë më parë banorët patën dhe një ofertë nga kryetari i bashkisë,  Lulëzim Basha për t’u strehuar në banesa sociale dhe të mernin kredi të buta, ofertë kjo e refuzuar nga banorët, pasi ata pretendojnë se jetojnë në një pronë me dokumentacion të rregullt.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim