Për të ndalur këtë fenomen shqetësues për banorët e tjerë të cilët tregohen të kujdesshëm duke i hedhur mbeturinat në vendin e caktuar e duke shmangur në këtë mënyrë edhe infeksionet, Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe Policisë Bashkiake kanë nisur një aksion të gjerë për ndëshkimin e të gjithë atyre që ndosin hapësirat publike.
Specialistët e AMK si dhe punonjësit e Policisë Bashkiake kanë kryer inspektime në zona të ndryshme, ku kanë marrë masa që kjo ndotje e ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa qytetarëve të ndërpritet.
Siç mund ta shihni edhe nga fotot e realizuara pranë Ministrisë së Jashtme dhe institucionit të Avokatit të Popullit apo pranë Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, qytetarët edhe pse në moshë të thyer, e që duhet të ishin model sjelljeje qytetare, në fakt bëjnë të kundërtën.
Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e menaxhimit të mbetjeve publike, duke shtuar numrin e kazanëve si dhe duke përmirësuar cilësinë e pastrimit.
Redakisia Online
D.T/Shqiptarja.com












