TIRANE- Bashkia e Tiranës, megjithëse është një ndër mbështetëset e panairit të punës që hapi dyert mbrëmë rreth orës 18:00, nuk ka preferuar që të marrë pjesë në këtë panair, madje as në ceremoninë e inaugurimit, duke mos u dhënë kështu mundësi të interesuarve që të njihen me projektet e saj.
Stenda e bashkisë së Tiranës është e vendosur diku në fund të sallës së madhe të katit të parë të Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohet panairi. Ajo është ndër të vetmet stenda që është bosh dhe as nuk po punohet për ta bërë gati atë dhe ofruar kështu vizitorëve të shumtë, jo vetëm ndonjë mundësi punësimi, siç bëjnë bizneset e tjera private, por në stendë ata kanë mundësi që të bëjnë edhe një reklamë të punës së tyre. Por ajo që u vu re nuk ishte vetëm mungesa e bashkisë si pjesëmarrëse në këtë panair pune, por edhe një mungesë e të gjithë përfaqësuesve të saj gjatë ceremonisë së inaugurimit që u zhvillua në orën 18:00. Me pak fjalë bashkia e Tiranës e braktisi thuajse krejtësisht panairin e punës që do të qëndrojë për tre ditë me radhë hapur dhe do të ofrojë qindra vende pune. Gazeta kontaktoi edhe me zyrën e shtypit të bashkisë për t’i pyetur nëse do të merrnin pjesë në këtë panair dhe ata na garantuan se do të ishin të pranishëm, gjë e cila së paku nuk ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. “Ne kemi stendën tonë te panairi, dhe sigurisht që do të marrim pjesë në panair, por megjithatë unë dua të them se ne jemi ndër mbështetësit kryesorë të këtij panairi”, - na thonë pranë zyrës së shtypit të bashkisë së Tiranës. Duket se bashkia e Tiranës është mjaftuar vetëm duke pasur emrin në stendën kryesore të mbështetësve të këtij aktiviteti, ku përkrah saj, përveç disa bizneseve private, që për hir të së vërtetës i kanë kushtuar një vëmendje mjaft të madhe këtij aktiviteti, janë edhe ministria e Punës apo Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Të dyja këto institucione e kishin bërë gati stendën e tyre që gjatë mesditës duke reklamuar të gjithë gamën e shërbimeve që ofrojnë, por edhe një portë ku ata që janë të papunë mund të interesohen se si mund të regjistrohen në zyrat e punësimit për të përfituar nga projektet e ndryshme.
PANAIRI I PUNES
Të gjithë ata të rinj të cilët janë ose jo të kualifikuar dhe aktualisht janë të papunë kanë një shans të ri për t’u punësuar. Rreth 100 biznese nga më të suksesshmet do të ofrojnë punë për të rinjtë, kryesisht në fushat profesionale. Kjo falë panairit të punës që është çelur dje në Pallatin e Kongreseve dhe që është organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në mbështetje të Programit të Qeverisë, Strategjisë të Punësimit dhe Formimit Profesional dhe Strategjisë Evropiane të Punësimit. Panairi “Horizonte Punësimi dhe Formimi” organizuar nga Ministria e Punës dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të zhvillohet në datat 30 Prill-2 Maj 2012. Në këtë aktivitet, të gjithë ata që kërkojnë një punë, të sapodiplomuarit, emigrantët e rikthyer apo ata që nuk kanë ndonjë formim profesional mund të paraqiten dhe të aplikojnë direkt për një vend pune.. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjatë ditëve të panairit do t’u jepet mundësia studentëve të cilët janë në përfundim të ciklit të mesëm, që të njihen me mundësitë më të mira për punësim që do të kenë dhe të zgjedhin ku të vazhdojnë studimet e larta.
MARRIN PJESE 100 BIZNESE
Organizimi i Panaireve tanimë është kthyer në një traditë të përvitshme dhe suksesi paraprihet nga Panairet e viteve 2008, 2009, 2010, 2011, që garanton pjesëmarrjen e më shume se 40 mijë vizitorëve, gjate tre ditëve të organizimit. Në panairin që u çel dje më 30 prill në Pallatin e Kongreseve ku do të marrin pjesë dhe do të prezantojnë oferta pune 100 bizneset elitare më të suksesshme në vend, përfshirë Universitetet private. Bizneset kanë shfaqur interesin e tyre dhe madje janë shumë optimistë se nëpërmjet këtij panairi do të mund të gjejnë persona për të cilët kanë nevojë t’i kenë në stafet e tyre.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com