Tiranë, bashkia faqe punësimi
online, Basha: S'është kopjim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përuruar sot faqen online të punësimit falas www.tirana.gov.al, fillimisht me 15 profesione të 9 bizneseve. Basha-Ramës: Nuk po të kopjoj, reflekto për komunikimin me njerëzit
TIRANE - Bashkia e Tiranës ofron një faqe online punësimi. Dhe konkretisht në faqen zyrtare të bashkisë: tirana.gov.al, gjithë qytetarët e interesuar për një punë, që nga dita e sotme mund kenë disa mundësi shtesë, të reklamuara online. Ka qenë kryebashkiaku Lulëzim Basha, ai që ka paraqitur realizmin e këtij projekti, duke bërë të ditur se, “që sot në këtë faqe gjenden 15 kërkesa për profesione si; dizenjues, fotograf, marketing, kuzhinier, përkthyes, rrobaqepës, operator telefonik, shofer etj.
Në faqe gjenden edhe 9 kompanitë, të cilat kanë reklamuar falas vendet e lira të punës dhe kriteret me të cilat kërkojnë punonjësit. “Për shembull, një kompani telefonike kërkon 300 operatorë telefonikë. Deri tani në portal janë regjistruar një numër i madh të rinjsh e të rejash. Kompanive mund t’u ofrohen CV-të e qindra mijëra të rinjve”, shpjegoi Basha, duke shtuar se “para një javë Bashkia e Tiranës lançoi fondin për të rinjtë dhe presim 10 milionë euro për të financuar idetë e tyre si sipërmarrës”.
Basha shtoi se kjo bën pjesë në projektin për punësimin e të rinjve në bashkëpunim me biznesin. “Këtë projekt duhet ta kishim bërë më herët. Por bashkia është parë si vend për të marrë leje ndërtimi, e ky nuk është faji im. Nesër askush nuk ka të drejtë të akuzojë për kopjim idesh apo programesh. Ne bëjmë realitet objektivat e programit që shpalla kur isha kandidat për kryebashkiak. E vetmja gjë që pres nga ata që na akuzojnë për kopjim është: reflektim. Reflektimi ndodh, por me vonesë”, ka thënë Basha, duke nënkuptuar fillimisht pa e përmendur në emër pararendësin dhe ish-rivalin e tij, Edi Rama, por që më pas e ka përmendur edhe direkt: “Zotit Rama i mbetet problem komunikimi me njerëzit…por shpresojmë të korrigjohet”, përfundoi Lulëzim Basha.
(ma/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53
-
Grupi i Suel Çelës në Elbasan. GJKKO lë në fuqi 20 nga masat, ndryshon vetëm atë për avokaten Beqiri! Ja LISTA e plotë e masave
27 Nëntor, 13:48
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Sali Berisha rikthehet pas 331 ditësh në PD: U kry kjo punë, piramida e mashtrimit ra
27 Nëntor, 13:39
-
'Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit në BE', Rama: Më parë në gjyqet e pronave palosej dhe shpalosej harta në seancë dhe vendimi nuk merrej pasi prona ishte në vrimë
27 Nëntor, 13:36
-
'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë
27 Nëntor, 13:32
-
Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së
27 Nëntor, 13:28
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:23
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit
27 Nëntor, 13:15