TIRANE – Vetëm brenda pak ditësh Policia Bashkiake e Tiranës, ka sekuestruar rreth 15 furgona pasagjerësh të linjave Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Kamëz, ndërsa nuk ka dhënë asnjë shpjegim për aksionin e kryer.
Drejtuesit e automjeteve thanë për A1 Report! se janë dhunuar nga Policia Bashkiake pasi kjo e fundit është konfrontuar me ta teksa shoferët kanë tentuar të ndalojnë sekuestrimin e fugonave.
Sipas tyre, efektivë të policisë bashkiake po u sekuestrojnë furgonat në mënyrë të paligjshme, ndërkohe që u faturojnë gjoba të padrejta e të pasakta.
Aksioni i Policisë Bashkiake ka vazhduar edhe me sekuestrimin e furgonave të cilët nuk ishin në shërbim (në vendin ku parkohen për të pritur pasagjerë), por të ndalur në lavazh.
Kamera e A1 Report! konstatoi se në parkingun e Policisë Bashkiake kishte edhe furgonë me targa të verdha, të cilët janë ligjërisht të licensuar nga Ministria e Transporteve.
Ndërkaq, drejtuesit e automjeteve shprehen se e gjitha kjo që po ndodh është e padrejtë pasi sipas tyre furgonat janë me dokumentacion të rregullt.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com