Tiranë/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 50-vjeçari, ndërron jetë në vend

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte, ku një 50-vjeçar, ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në zonën e Astirit, e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Viktima është identifikuar si Krenar Aliu, i cili ka qenë duke punuar në momentin që ka rënë nga pallati.

"Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën "Kasem Shima", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.

Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku në katin e 7-të hyrjes së pallatit duken ende kova në dritare dhe shkalla në ambientet e brendshme. Për fat të keq, siç mund të shikohet në pamje, mund të vihet re mungesa e kushteve të punës.

1652198627_f.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërtimi është një ndër sektorët më problematik ku punonjësit punojnë pa masa mbrojtëse, duke vënë në rrezik jetën e tyre, teksa janë regjistruar jo pak ngjarje fatale, ku kanë humbur jetën në ambientet e punës. Rasti më i fundit ka qenë në qytetin e Durrësit, ku 53-vjeçari Genci Spaho ishte punonjës ndërtimi në objektet që po ndërtohen ne lagjen 15 për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Report Tv e ka trajtuar jo pak herë këtë problematikë, ku referuar shifrave gjatë vitit të shkuar si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 25 persona. Pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektor që nivelin e rriskut e kanë më të lartë, mes tyre ndërtimi, minierat, apo sektori i energjisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola: 10/05/2022 18:51

    Gjynah, mire qe paguhen shume keq por punojne pa asnje mase sigurie. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?