MULLET, Tiranë - Një pemë është rrëzuar në mes të rrugës kryesore në Mullet, duke krijuar kolona makinash deri në dy kilometra nga të dyja anët e pemës.

Me rënien e pemës është bllokuar rruga kryesore në Mullet përreth 10 minuta, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Gjatë rënies pema ka prekur edhe një tel korenti, por nga informacionet e disponueshme nuk ka shkaktuar dëme.

Pema e rënë ka ndenjur për rreth 10 minuta në rrugë, ndërsa mësohet se aktualisht është hequr nga rruga nga banorët e zonës dhe trafiki është normalizuar.
(gm/Shqiptarja.com)