Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme, tek qendra tregtare 'Lobby Home' pranë TEG.

Sipas policisë, zjarri ka rënë një tarracën e një biznesi në këtë qendër, ndërsa është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) Lobby Home ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.