Tiranë, bixhoz, kokainë e mjete
luksoze, arrestohet 34- vjeçari

Tiranë, bixhoz, kokainë e mjete<br />luksoze, arrestohet 34- vjeçari
Operacioni “Vjeshtë 2017” i cili është shtrirë në të gjithë vendin për goditjen e paligjshmërisë, ka çuar në bllokimin e 7 makinave luksoze dhe një makine të blinduar në kryeqytet, të cilat dyshohet të jenë blerë nga të ardhura të përfituara nga aktivitet kriminal.

Në zbatim të këtij operacioni është kontrolluar edhe dy lokale të cilat përdoreshin për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit, ku në një prej tyre është konstatuar se shitej edhe drogë e llojit kokainë.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 34- vjeçari Kristaq Sinaj, i cili zotëronte një prej lokaleve të paligjshme të lojërave të fatit, ku shitej edhe kokainë.

34- vjeçari  rezulton si një person me precedentë të mëparshëm, pasi është dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në përfundim të operacionit, janë sekuestruar 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë, 3 tavolina pokeri, 30 fisha për organizim lojërash fati dhe enë me mbetje kokaine.

Gjithashtu mësohet se ka nisur një procedim në gjendje të lirë për S.R., 23 vjeç, i cili ishte pronari i lokalit  tjetër, i cili përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

[gallery]24000[/gallery]
Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit operacional "VJESHTË 2017".
 
Vazhdojnë kontrollet në gjthë qarkun Tiranë.
 
Bllokohen 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar.
 
Evidentohen 2 lokale kazino ku ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit, në njërin prej tyre ushtrohej dhe aktivitet i kundraligjshëm i shitblerjes së lëndës narkotike kokainë.
 
Arrestohet pronari i lokal kazinos ku ushtrohej aktivitetit i kundraligjshëm i lojërave të fatit dhe shitblerjes të lëndës narkotike kokainë dhe procedohet në gjëndje të lirë pronari i lokalit tjetër.
 
Sekuestrohen 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, fisha dhe enë për përdorimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional "Vjeshtë 2017", kanë vijuar kontrollet në qarkun Tiranë, ku si pasojë e kontrolleve të ushtruara, më datë 23.09.2017, u arrestua shtetasi :

- Kristaq Sinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armbajtje pa leje".

Ky shtetas përdorte lokalin e tij kazino për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shitjes të lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon (në pronësi të këtij shtetasi), në rrugën "Mikel Maruli" është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë

- 3 tavolina pokeri

- 30 fisha për organizim lojërash fati

- enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën "Mikel Maruli", ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike", "Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit" dhe "Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 285 / a, 283 / 1, 197 dhe 198 të Kodit Penal dhe për veprën penale "Organizim i palejuar i lojërave të fatit", në ngarkim të shtetasit S.R., parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Redaksia Onlien
D.T/Shqitptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare